Gostivar, ndeshje e rëndë, vdes një person

Në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, personi I.M. nga fshati Zdunje të Gostivarit e ka humbur jetën në një ndeshje të rëndë trafiku.

SPB Tetovë informoi se ndeshja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 pasi që I.M. për arsye ende të panjohura duke drejtuar veturën e markës “Reno Twingo” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës ku është ndeshur me një kamion.

Policia dhe gjykatësi hetues janë duke e zbardhur rastin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button