Problemi me “Drisllën”: për furrën e re nuk ka tender, kurse e vjetra do të punojë me kapacitet të plotë

Derisa furra e re në “Drislla” pret tender, e vjetra ka fituar filtër të ri dhe do të punojë me kapacitet të plotë. Kjo është gjendja e deponisë “Drislla” për të cilën ka tre muaj që kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov premtoi furrë të re, njofton Portalb.mk.

Problemi me deponinë “Drislla” në Shkup u aktualizua që kur kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se ekzistojnë të dhëna serioze për aktivitet të lartë kriminel, për përgjegjësi serioze penale për shumë persona me punën e deponisë së “Drisllas”, si dhe me ndotjen e ajrit në Shkup.

Prokuroria Publike e Shkupit me të dëgjuar ka hapur lëndë për ndotjen e ambientit jetësor dhe natyrës nga neni 218 i Kodit Penal të Maqedonisë, sipas të cilës po e heton nëse deponia Drislla e ka respektuar protokollin për djegien e mbeturinave mjekësore.

Ndryshe, Ndërmarrja Publike “Drislla” më 4 janar u dënua me 8.500 euro pasi që inspektorët shtetëror për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë konstatuar se ka pasur tejkalim të koncentrateve të dëmshme në ajër gjatë djegies së mbeturinave mjekësore.

Përveç Drisllës asnjëra nga 42 deponitë lokale në Maqedoni nuk i përmbush standardet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button