Tusk takoi Vuçiqin në Beograd

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, takoi të mërkurën në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tusk shprehu kënaqësinë e tij për vizitën dhe tha se BE-ja dëshiron të mbetet një partner i besueshëm i Serbisë, transmeton REL. 

“Arsyeja e vizitës sime është samiti në Sofje që do të mbahet në maj. Qëllim i këtij samiti është forcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Në samitin në Sofje do të konfirmojmë gatishmërinë për perspektivën evropiane”.

“Për të ardhmen e Serbisë nuk do të vendosë as Moska, as Uashingtoni, as Pekini, as Ankaraja. Në BE askush nuk do t’ju imponojë asgjë. Së bashku mund të arrijmë pavarësinë, të ruajmë identitetin dhe sovranitetin”, tha Tusk, duke shtuar se mbi 60 për qind e tregtisë së Serbisë po zhvillohet me BE-në.

“Vuçiq dhe unë e dimë se në politikë duhet luftuar. Aleksandar Vuçiq është tregues i një punëtori pragmatik dhe efikas”, tha Tusk për gazetarët në Beograd.

Ai po ashtu e falënderoi Vuçiqin për përfshirjen në bisedimet për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.

Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button