Rriten të ardhurat e Twitter-it për tremujorin e parë

Rrjeti social Twitter ka njoftuar se të ardhurat e kompanisë në tremujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rritje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Twitter publikoi bilancin e periudhës janar-mars të këtij viti. Në deklaratën e kompanisë, është theksuar se të ardhurat e tremujorit të parë të këtij viti kanë shënuar rritje prej 21.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të ardhurat e Twitter-it janë rritur në 665 milionë dollarë, ndërsa në janar-mars të vitit 2017 kishte fituar të ardhura prej 548 milionë dollarë.

Gjithashtu edhe të ardhurat nga reklama të kompanisë kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti me 21.3 për qind duke u rritur në 575 milionë dollarë. Twitter në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte njoftuar të ardhura nga reklamat prej 474 milionë dollarë.

Në deklaratë është bërë e ditur se kompania në tremujorin e parë të vitit të kaluar kishte pësuar humbje prej 62 milionë dollarë, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti ka shënuar fitim neto prej 61 milionë dollarë.

Gjithashtu është bërë e ditur se përdoruesit aktiv të Twitter-it kanë shënuar rritje prej 2.7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button