Në Ruandë zbulohen varre masive nga “epoka e gjenocidit”

Në Ruandë u zbuluan katër varre masive, të cilat besohet se datojnë nga gjenocidi i vitit 1994.

Varret u zbuluan në qarkun Gasabo, jashtë kryeqytetit Kigali, dhe rreth 200 trupa u zhvarrosën, transmeton REL. 

Rreth 3,000 njerëz nga kjo zonë janë zhdukur gjatë masakrave dhe banorët lokalë besojnë se trupat e tyre mund të gjenden në varre masive.

Rreth 800,000 njerëz – tutsisë etnikë dhe hutusë të moderuar – janë masakruar nga milicitë hutu brenda 100 ditësh.

Varret u zbuluan dy javë pasi u mbajtën përkujtime për të shënuar fillimin e vrasjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button