Facebook tani e di çfarë është terrorizmi, hiqen 1.9 mln postime

Në tre mujorin e parë të 2018 Facebook ka gjetur 1.9 milionë përmbajtje të lidhura me ISIS dhe Al Kaeda, rreth dyfishi i asaj të tre mujorit të mëparshëm, transmeton Top Channel. 

Siç shpjegon vetë kompania në një shkrim, pjesa më e madhe e postimeve janë hequr nga rrjeti social, ndërsa të tjerë janë shënuar me një lajmërim.

Për herë të parë kompania, që nga skandali i Cambridge Analytica, ka përcaktuar se çfarë është terrorizmi: “Çdo organizatë joqeveritare që nxit akte dhune kundër një personi apo pronësie për të intimiduar një popullsi, qeveria apo organizatë ndërkombëtare me qëllimin të arrijë një objektiv politik, fetar apo ideologjik”, thuhet në postimin e Monika Bickert, zv.presidente e punëve të politikave globale, dhe Brian Fishman, shefi i politikave ndaj terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button