Raporti i Fridom Haus: Maqedonia me “pikë të ndritshme” në zhvillimin e demokracisë

Organizata për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave Fridom Haus në raportin e saj më të ri për gjendjen e demokracisë në shtetet e tranzicionit ka konstatuar se ky vit do të mbahet mend për rënien më drastike të demokracisë gjatë 23 vjetëve të funksionimit të kësaj organizatë, njofton Portalb.mk.

Ky vlerësim erdhi si rezultat se 19 shtete nga 29 sa janë nën vëzhgimin e Fridom Hausit kanë pësuar rënie të standardeve demokratike me çka sjellin përfundimin se në shumë shtete ende janë aktuale regjimet autoritare se sa demokracitë e konsoliduar.

Maqedonia me përparim në zhvillimin demokratik dhe lirinë e mediave

Me “pika të ndritshme” është vlerësuar Maqedonia, Uzbekistani dhe Estonia. Ajo çfarë ka ndikuar në vlerësimin e Maqedonisë, sipas Fridom Haus është: “Ndryshimi i pushtetit të Maqedonisë në qershor, që ka sjellë gjasë për ndryshim të shtetit të robëruar për një kohë të gjatë dhe shpresë për zgjidhje të çështjeve të hapura me fqinjët”.

Nota që e mori Maqedonia këtë vit ishte 4.36, ndërkohë që më e keqja është 7, kurse më e mira 1.

Nota më e mirë që i takoi Maqedonisë për këtë vit ndërlidhet me sektorin civil dhe ajo është 3.25 kurse më e keqja në pavarësinë e mediave, 5.

“Përmirësim ka në sundimin e demokracisë për shkak të stabilizimit politik pas turbulencës së viteve 2015-2016. Përmirësim ka edhe në lirinë e mediave, për shkak të përparimit të informimit të tërësishëm në mediat e Maqedonisë dhe vendimeve të pushtetit të ri që t’i vihet fund reklamave qeveritare”, thuhet në raport.

Në krahasim me vitin e kaluar, zhvillimi demokratik i Maqedonisë ka kaluar nga 4.43 në 4.36.

Si shteti me rënie drastike të zhvillimit demokratik është Polonia, për siç thuhet në raportin e Fridom Haus për shkak të kontrollit që Qeveria ka ndaj sistemit gjyqësor.

“Polonia gjatë këtij viti ka pësuar rënien më të madhe të demokracisë, që sërish është rezultati i dytë më i keq i marrë në 13 vjetët sa funksionon Fridom Haus. Në rënien dramatike të kualitetit të demokracisë së Polonisë ka ndikuar kontrolli i tërësishëm i sistemit gjyqësor nga ana e Qeverisë, partizimi i mediave, fushata kundër sektorit civil dhe shkelja e procedurës parlamentare”, thuhet në raportin e Fridom Hausit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button