Vazhdon gjykimi për tentativë vrasjen e Ziadin Selës në Kuvend

Në Gjykatën Panele sot do të mbahet seancë gjyqësore për të akuzuarit të cilët tentuan ta vrasin deputetin Ziadin Sela me 27 prill vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e kaluar me 18 prill kanë dëshmuar Aleksander Stojkoski, ish-deputet dhe tani drejtor i Klinikës së Radiologjisë në Shkup dhe gazetari Goran Tërpenovski. Seanca është ndërprerë pasi u sëmurë Nikolla Vojnevski, njëri nga dhjetë të akuzuarit në këtë rast.

Ndryshe, për tentim vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Ceko Gjorgjievski, Oliver Oshakovski, Sasha Senkov, Nikolla Dimitrevski, Aleksandar Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Të gjithë të akuzuarit, në seancat paraprake nuk e kanë pranuar fajin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button