Raporti i punës së PSP-së në Kuvend, deputetët kërkuan kohë për ta shqyrtuar

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot për së dyti herë e ka shtyrë diskutimin për raportin gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale Publike. Siç u tha në seancën e sotme, shkak për shtyrjen është se deputetët sot e kanë marrë raportin e PSP-së në formë të shkruar. Sipas shpjegimit, deputetëve u duhet më shumë kohë ta lexojnë që të përgatiten edhe për pyetjet e deputetëve të caktuar për nesër, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, raporti për punën gjashtëmujore të PSP para një muaji është publikuar në faqen zyrtare të Prokurorisë Speciale Publike. Raporti është i qasshëm për opinionin nga 15 marsi, ndërsa në mënyrë të detajuar është përpunuar në media.

Para saj është publikuar se në atë periudhë janë miratuar aktgjykimet e para pas aktakuzave të ngritura për gjithsej 11 persona në 4 lëndë të ndryshme, se PSP-ja deri tani ka përpunuar 515.572 nga gjithsej 606.555 auto-fajlle (85 për qind të bombave të dorëzuar nga Zoran Zaev) dhe se në proces të analizës janë më shumë se 100.000 audo-fajlle të cilat janë bërë gjatë bastisjeve të zbatuara te disa persona.

Deputetët mund ta gjejnë raportin në version elektronik dhe në uebfaqen e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit, Aleksander Kiracovski informoi se seanca e radhës në të cilën duhet të diskutohet për raportin do të mbahet ose të premten ose të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button