Daisy, roboti i Apple-it që shkatërron 200 iphone në orë

Apple prezantoi Daisy-n, një robot që çmonton deri në 200 iphones në orë. Është pjesë e një iniciative që ka ndërmarrë sipërmarrja me qëllimin e prodhimit të produkteve të bazuara vetëm në materiale të riciklueshme ose të rinovueshme.

Daisy ka disa përbërës të Liam-it, roboti i parë për të recikluar që ka hedhur Apple në vitin 2016, por ky version është më i avancuar dhe funksionon me versionet e reja të iphone-ëve, ndërkohë që Liam funksiononte vetem me iphone 6. Daisy është një robot më efektiv, pasi zgjedh dhe ndan përbërësit gjatë procesit.

“Jemi të kënaqur që po i prezantojmë botës Daisy-n. Përfaqëson atë që është e mundur kur inovacioni dhe ruajtja takohen,” – tha Lisa Jackson, zëvëndëspresidente për mjedisin, politikat dhe iniciativat sociale të Apple-it në një komunikatë. Apple kërkon të tregojë se për këto iniciativa shoqëria prodhuese kujdeset për mjedisin. Javën e kaluar njoftoi se instalacionet e 43 vendeve funksionojnë me 100% energji të pastër, kjo përfshin dyqane, zyra dhe qëndra të dhënash. / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button