Macron propozon “marrëveshje të re bërthamore me Iranin”

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump tha se dëshirojnë të punojnë së bashku me SHBA-të për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin dhe pjesëmarrjen e Turqisë me Rusinë në negociatat që do të kryhen për këtë marrëveshje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me presidentin francez Emmanuel Macron kanë bërë deklarata për marrëveshjen nuklerare me Iranin dhe për çështjen e Sirisë.

Pasi ka shpjeguar se duhet të arrihet një zgjidhje nëpërmjet rrugëve diplomatike për çështjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Macron deklaroi se “Që nga ky moment dëshirojnë të punojmë së bashku në çështjen për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin. Në negociatat e reja me Iranin duhet të marrin pjesë edhe Turqia me Rusinë nga pikëpamja e Lindjes së Mesme”.

Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pasi ka bërë të ditur se marrëveshja bërthamore me Iranin është një marrëveshje shumë e keqe, njoftoi se po vazhdojnë punimet në lidhje me fatin e kësaj marrëveshjeje dhe se kanë zhvilluar bisedime shumë frytdhënese me Francën për këtë çështje.

Thirrje vendeve të rajonit për përgjegjësi financiare

Në anën tjetër Trump ka vënë theksin se dëshiron që ushtarët amerikanë të kthehen nga Siria në vendin e tyre, por gjithashtu nuk dëshiron që Irani të jetë dominues në territorin e zbrazur pas humbjes së DEASH-it.

“Dëshirojmë të kthehemi në shtëpi, por në të njëjtën kohë dëshirojmë që të lëmë shenjën tonë në mënyrë të fuqishme dhe të vazhdueshme”, u shpreh Trump duke shtuar se disa vende të pasura në rajon pas kësaj duhet të ofrojnë më shumë mbështetje financiare për të cilën ka nevojë në zgjidhjen e krizës së Sirisë.

“Në Lindjen e Mesme kemi shpenzuar 7 trilionë dollarë për 18 vite dhe pothuasje në këmbim nuk kemi marrë asgjë. Ne mbrojmë disa vende në rajon duke përfshirë edhe disa shumë të pasura. Tani ata duhet të dalin dhe të paguajnë për ato që ndodhin atje”, theksoi Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button