FLORA

Në qytetin tim

Zë fill rrëfimi unazor

Me frymën e sokratit

Për florën që na rrethon

Për luhajat e këputura

Rreth e më rreth

E këtu pranë

Për matjet tona cili është i pari

Midis hijeve e dhembjes

Pa e lexuar librin tim të gjeografisë

Ku janë shkruar livadhet flori

Dhe flora e stolisur

Me nota vendëse

Të vendosura në qetësinë e pafund

Dhe në paqe

Ku pushon qyteti im

Ku këndohen ninulat më të bukura

Ku prajnë në amshim skeletet e fisit tim

Dhe ku vashat thurin kurora me lule të bardha

Që ta bëjnë të prekshme mirësinë

Por edhe të tregojnë si flemë gjatë gjatë

Nën hijet e lulëkuqeve

Dhe si mbetemi gjithmonë

Në fund

Pa një hosten rrezesh

Pa një gurrë të kulluar

Ndonëse të pasur

Midis florës së bujshme

 

Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP