Kosovë, Asnjë parti nuk do që Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë

Askush nga partitë politike në Kosovë nuk dëshiron që Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, raporton KTV .

Në tryezën, “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së”, partitë politike e kanë quajtur të dështuar misionin e presidentit Hashim Thaçi si negociator.

Kreu i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi, ka ironizuar me Thaçin, duke thënë se puna e tij e negociatave po të përkthehet në gjuhën e sportit, është rrëzim nga liga, e jo avancim, andaj ai duhet të qëndrojë larg tavolinës së bisedimeve.

Vetëvendosje kërkon pajtim për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror, por jo të jetë pjesë e një konsensusi që nuk është në interes të Kosovës.

Por, shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, është i mendimit që për këtë duhet të vendosin partitë politike, pasi Qeveria ka shumë probleme të brendshme, me të cilat duhet të merret.

Kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, i cili njëherësh është edhe autor i këtij raporti, tha se ka një kohë që shoqëria civile insiston se konsensusi është i domosdoshëm dhe Kosova tashmë është e detyruar që ta ndërtojë një platformë për bisedimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button