Ja çfarë vendosi Qeveria në seancën e sotme

Me propozim të Kuvendit të Maqedonisë, Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka dhënë mendim pozitiv për ndryshim dhe plotësim të ligjit për barna dhe ndihmues mjekësor, për inspektoratin shëndetësor dhe sanitar, për furnizimet publike, për vëzhgimin inspektuese, për themelimin e Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, informojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë e ka obliguar Kabinetit e zëvendëskryeministrit të Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe Ministrinë e Ekonomisë që të formojnë komision mes resorëve me përfaqësues të më shumë ministri dhe ndërmarrje shtetërore për përgatitjen e rekomandimeve për aktivitete e mëtutjeshme për vazhdimin e projektit”, thuhet në kumtesë.

Përskaj saj, ministrat kanë miratuar edhe konkluzione për ekuipim kadrovik të shërbimeve inspektuese me plan për riekuipimin e tyre, e kanë miratuar tekstin e propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për marrëdhënie pune me të cilën avancohen të drejtat e punëtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button