Han: Jam optimist që për 15 ditë do të ketë zgjidhje të çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ka shprehur optimizëm se zgjidhja e kontestit për emrin është e mundur që të bëhet në 15 ditët e ardhshme, njofton Portalb.mk.

“Unë jam optimist që në dy javët e ardhshme do të ketë zgjidhje. Të paktën zgjidhje e cila do t’ia hapë rrugën e fillimit të bisedimeve hyrëse të IRJ Maqedonisë”, ka deklaruar ai përpara Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, transmeton Katimerini grek.

“Mendoj se të gjithë pajtohen se kjo do të jetë e dobishme për vendin, për shoqërinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

Han gjithashtu ka thënë se vendi e ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka arritur zhvillim në zbatimin e reformave dhe në mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, por ka paralajmëruar se “nuk ka kohë për vetëkënaqësi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button