“Kosova dhe Kroacia me vlera të përbashkëta nga e kaluara dhe nga e ardhmja”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në Samitin Brdo në kuadër të SEECP-it (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore) në Slloveni, ka zhvilluar një takim bilateral me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se Haradinaj ka theksuar se “Kosova dhe Kroacia ndajnë vlera të përbashkëta nga e kaluara historike dhe nga e ardhmja evropiane”.

Haradinaj ka shtuar se Kroacia ka dhënë mbështetje të fuqishme për Kosovën në rrugën e forcimit dhe konsolidimit të shtetësisë.

“Duke marrë për bazë shembullin kroat të integrimeve, Kosova mund të nxjerrë përvojat më të mira në procesin e integrimeve dhe në këtë frymë ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Kroacinë, në përafrimin me familjen evropiane dhe me NATO-n”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve, anëtarësimin në strukturat euro-atlantike dhe në organizata ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është shprehur se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj mori pjesë në Samitin Brdo, i cili sot ka nisur punimet ka nisur punën, ndërsa pjesë e saj janë Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia dhe Sllovenia.

Organizimin e sivjetmë të këtij samiti e ka bërë Sllovenia, e cila këtë vit. kryeson edhe me SEECP-in. Forcimi i bashkëpunimit rajonal, fqinjësia e mirë, stabiliteti, siguria dhe marrëdhëniet e zgjeruara ekonomike janë disa nga temat e këtij samiti.

Kosova u bë pjesë e SEECP-it në vitin 2014, ndërkaq do të jetë kryesuese e këtij procesi bashkëpunimi në vitin 2019 -2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button