Gruevski: Zaev i zvarrit punimet në autostradën Shkup-Shtip, që të lavdërohet se ai e ka ndërtuar

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në profilin e tij të Facebook-ut përsëri e kritikoi Qeverisë e vendit të kryesuar nga Zoran Zaev. Ai këtë herë ka analizuar se pse ka vonuar ndërtimi i autostradës Shkup-Shtip, gjegjësisht, sipas tij, ndërtimi është shtyrë për t’u harruar se 70 për qind e autostradës është ndërtuar në kohën e VMRO-DPMNE-së dhe në atë mënyrë Zaev t’i fitojë të gjitha mirënjohjet, transmeton Portalb.mk.

“Duke e përmbledhur vitin e parë të kësaj qeverie, që është koalicion i dy partive të cilat nga jashtë janë marrë vesh dhe kanë thënë se do të jenë në koalicion, njëra nga të është LSDM- e humbur në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, ndërsa tjetra BDI – e përgjysmuar nga numri i deputetëve në zgjedhjet e njëjta, duke u fokusuar në pjesën e infrastrukturës dhe investimet kapitale, e dukshme është ndërprerja dhe heqja dorë nga shumë projekte infrastrukturore dhe të shumë projekteve tjera.

Kjo shkakton humbje të punës së shumë kompanive ndërtimore dhe të kompanive nga 26 degët infrastrukturore që lidhen me ndërtimtarin.

Një ndër projektet është edhe ndërtimi i autostradës Shkup-Shtip përmes Sveti Nikollës. Ajo rrugë ishte gati mbi 70 për qind në momentin e ndërrimit të pushtetit. Do të thotë se kjo autostradë, nëse nuk do të ndërhynte pushteti dhe nuk do të bënte ndërprerje eksperte, sot në prill të 2018-tës do të lëshohej në përdorim. Shkupjanet që udhëtojnë kah Maqedonia Lindore sot do të voziteshin në rrugë më të sigurt dhe do të mbërrinin nga Shkupi në Shtip dhe në të kundërtën për 35 minuta në vend të një ore. Do të shmangeshin shumë aksidente rrugore që ndodhin në atë pjesë, puna, lëvizja dhe udhëtimi do të ishin shumë më të shpejtë dhe më amortizim më të ulët të veturës”, ka shkruar mes tjerash, ish-kryeministri Nikolla Gruevski në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button