Komuna e Gostivarit: BDI solli drejtorë të dhunshëm dhe shkelës të ligjit

Komuna e Gostivarit me kryetar Arben Taravari sot ka reaguar ndaj partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe të njëjtën e kanë fajësuar “se ka sjellë drejtorë të dhunshëm dhe shkelës të çdo norme ligjore”, njofton Portalb.mk.

Në këtë vazhdë, nga shërbimi informues i Komunës së Gostivarit thonë se drejtori Agron Alili ka shpallur konkurs për vende të punës, që sipas tyre paraprakisht kanë qenë të plotësuara.

“Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, drejtori Agron Alili, më datë 23.04.2018 shpalli konkurs për vende pune për kohë të caktuar deri më 31.08.2018, për vendet e njëjta të punës në të cilat paraprakisht janë të angazhuar profesorë dhe pedagogu i shkollës, me kontratë nga 18.01-31.08.2018”, thonë nga shërbimi informues i Komunës së Gostivarit, duke e cilësuar të njëjtin veprim si shkelje ligjore pasi që sipas tyre nuk ka pasur nevojë urgjente dhe mungesë kuadri për hapjen e konkursit.

Krahas joligjor, hapjen e konkursit nga drejtori Alili, Komuna e Gostivarit e vlerësoi si revanshizëm politik

“S’ka tjetër se si të shpjegohet përveç se me revanshizëm politik, i cili rëndë dëmton ecurinë kualitative të procesit mësimor dhe të drejtat e punëtorit që është në marrëdhënie të punës”, thuhet në reagimin e Komunës së Gostivarit.

Ata kërkojnë mbrojtjen e mësimdhënësve dhe pedadogut të shkollës së mesme të mjekësisë në Gostivar nga Inspektorati për Punë dhe Avokati i Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button