Donald Tusk në Tiranë: Ëndrra ime që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, keni mbështetjen time

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka deklaruar se ëndrra e tij është që Shqipëria të integrohet në BE ashtu si vendi i tij Polonia dhe garantoi se Tirana zyrtare mund të mbështetet tek ai, përcjell Portalb.mk.

“Negociatat me BE nuk janë të lehta. Ëndrra ime është që Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt Evropës. Është në interesin më të mirë që Shqipëria të jetë e integruar plotësisht në BE. Ajo që Shqipëria ka bërë është e mjaftueshme për të çelur negociatat. Tani, sfidë është bindja e të gjitha vendeve në qershor për çeljen e negociatave. BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku, mund të mëbshteteni tek unë edhe në këtë proces të ndërlikuar. Më lejoni ta mbyll duke i bërë homazh markës historike të Shqipërisë, tolerancës fetare. Kem bindjen se jeni më europianë ju këtu, se disa europianë të BE-së. Me historinë tuaj krenare, Skënderbeun që e mbrojti Europën nga Perandoria Otomane, unë nuk kam dyshim se ju do të ecni përpara në rrugën tuaj”, tha Tusk.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu mirnjohjen për vizitën e diplomatit në Tiranë duke nënvizuar se rekomandimi do të jetë një fazë edhe më sfiduese.

“Jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin në këtë proces, ashtu sikurse kemi bindjen e plotë se këto sfida dhe vështirësi janë të kapërcyeshme vetëm përmes këtij procesi bashkëpunimi dhe ndërveprimi që deri tani na ka sjellë në këtë pikë mes vendit tonë, Komisionit dhe vendeve anëtare të BE. Për ne ky proces lidhet me të ardhmen e vendit tonë, me ndërtimin e gjeneratave të ardhshme dhe detyrimin për të ndërtuar Shqipërinë evropiane këtu në Shqipëri. Është një proces që kërkon durim, kohë, një proces jo vetëm sa na e kërkojnë të tjerët, por një proces se na e kërkon interesi kombëtar.  Ky proces transformues për rajonin është i lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit”, tha Rama në fjalën e tij.

Përndryshe, vizita e Donald Tuskit në Tiranë vjen në kuadër të turit treditor ballkanik për përgatitje për Samitin në Sofje që do të mbahet më 17 maj.

Donald Tusk sot arriti në Tiranë, të premten vjen në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button