Ja çfarë thonë nga seriali “O sa mirë” për vdekjen e Art Kurtit

Vdekja e aktorit, Art Kurti, ekipit të serialit “O sa mirë” i ka shkaktuar dhimbje dhe pikëllim të madh. Nëpërmjet shkrimit të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ata kanë shprehur ngushëllime për familjarët, artistët dhe miqtë, njofton Portalb.mk.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”. Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”, thuhet në reagimin e serialit “O sa mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP