Abe shpreson që marrëdhëniet me Korenë V. të normalizohen

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe thotë se suksesi i samiteve të ardhshme që Koreja e Veriut ka planifikuar të mbajë me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, gjithashtu mund të nënkuptojnë që Japonia dhe Koreja e Veriut mund të normalizojnë marrëdhëniet, transmeton REL.

“Suksesi i dy samiteve nënkupton që çështja e programit dhe raketave bërthamore të Koresë së Veriut, si dhe çështja e japonezëve të rrëmbyer në Veri do të zgjidhen. Në këtë rast, Koreja e Veriut dhe Japonia do të jenë në gjendje që të lëvizin përpara dhe të normalizojnë marrëdhëniet”, citohet Abe të ketë thënë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Abe gjithashtu i ka kërkuar presidentit jugkorean që ta ngrisë çështjen e të rrëmbyerve japonezë gjatë samitit me Korenë Veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP