Gjendet i vdekur aktori i serialit “O sa mirë”, deklarohet Policia e Kosovës (VIDEO)

Aktori, Art Kurti, u gjend sot në mëngjes i vdekur në veturë dhe sipas asaj që deklaruan nga Policia e Kosovës, vetura në të cilën ndodhej i ndjeri nuk ishte e tij dhe se afër është gjetur një revole.

“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dyshohet se i ndjeri Art Kurti është vrarë.

 “Viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A. K i lindur 1995 nga Gjakova, zyrtar komunal në komunën e Gjakovës. Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.

Art Kurti ishte kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “gjakovari” në serialin “O sa mirë”. I ndjeri në të kaluarën po ashtu ka qenë edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.

Më poshtë ju sjellim edhe një episodë nga seriali “O sa mirë” ku shihet duke aktruar i ndjeri, Art Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button