Afganistan, 4 të vdekur gjatë një sulmi me bombë

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë nga militantët talebanë në qarkun Almar të krahinës Farjab në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i guvernatorit të Farjabit, Ahmed Xhavid Bidar në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se talebanët aktivizuan bombën e vendosur në skaj të rrugës së fshatit Çojmat pranë qarkut Almar, përderisa kalonte automjeti i blinduar brenda së cilës ndodhej edhe komandanti Faruk Kate.

Si pasojë e sulmit gjenerali Kate dhe 3 truproje të tij kanë humbur jetën, njoftoi Bidar, duke shtuar se edhe 3 truproje të tjerë janë plagosur.

Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button