Kinezët zbulojnë metodën brilante për të parandaluar këmbësorët të kalojnë rrugën në të kuqen (Video)

Autoritet lokale në qytetin kinez Daje në provincën Hubei, kanë zbuluar një metodë të re që t’i parandalojnë këmbësorët të kalojnë rrugën në të kuqen.

Ata nëse nuk presin që të ndizet drita e gjelbër, do të spërkaten me ujë përmes një pajisje interesante që është e vendosur para zebrave, transmeton Telegrafi.

Pajisja e vendosur nëpër shtylla mbrojtëse paralajmëron përmes sistemit audio kalimtarët, që tani mund të kalojnë rrugën pasi është ndezur e gjelbra.

“Drita e gjelbër është ndezur. Ju lutemi kaloni rrugën me kujdes të shtuar”, dëgjohet një zë duke paralajmëruar këmbësorët.

Paralajmërimi tjetër për ata që nuk e respektojnë dritën e gjelbër: “Ju lutem që të mos kaloni. Do të spërkateni me ujë”.

Por, të gjithë ata që nuk i besojnë kësaj pajisje dhe vendosin të shpërfillim urdhrat duke kaluar rrugën në të kuqen, do të binden që ajo vërtetë funksionon mirë, pasi reagon më lëvizje falë sensorëve të instaluar. /Telegrafi/


Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP