Që tani vetëm kështu do të gatuani pataten e re: Receta më e shijshme, do t’u pëlqejë të gjithëve!

Po fillon sezoni i patateve të reja!

Gatuani në këtë mënyrë, dhe do të mësoni që ekziston receta të cilën shumë herë do ta përsërisni, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 kg patate të reja,
– 1 litër qumësht,
– 2 lugë kopër (nëse nuk e doni, qitni majdanoz),
– 100 g gjalpë,
– pak erëza të thata.

Përgatitja:

Patatet pastroni dhe radhitni në enë rezistuese ndaj zjarrit. Qitni sipër qumështin, në të cilin keni grirë kopër.

Shtoni erëza dhe qiteni sipër patateve.

Futeni në furrë të nxehtë që të piqet.

Kur patatet të zbuten, shtoni gjalpin dhe shkundeni enën në mënyrë që patatet të zhyten në qumësht.

Kur qumështi të vlojë, hiqeni nga furra dhe shërbejeni menjëherë.

Ju bëftë mirë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button