Zëvendëskryeministri Osmani prej Sllovenisë: Maqedonia do ta shfrytëzojë momentin e krijuar

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot kryesoi delegacionin qeveritar në Samitin e shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), i cili mbahet në Bërdo të Kranjit, Slloveni. Në takimin e realizuar, Osmani ka shprehur se momenti i krijuar do të shfrytëzohet nga Maqedonia, njofton Portalb.mk.

“U krijua moment për të cilin jam i bindur do të dimë ta shfrytëzojmë. Motivimi me të cilin hymë në këtë proces është i fuqishëm dhe si shtet jemi të përgatitur të ndërmarrim shpejtë, dhe aty ku ka nevojë, reforma radikale”, tha Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani ka vlerësuar se në këtë proces është i rëndësishëm bashkëpunimi ndërshtetëror për rritjen e sigurisë rajonale.

“Në këto kohëra turbulente është e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtë për rritjen e sigurisë së përgjithshme të rajonit”, ka thënë Osmani.

Ai ka nënvizuar se ky Samit mundëson të kuptohen përparësitë  e bashkëpunimit rajonal, gjithëpërfshirja duke theksuar cilësinë dhe përparësinë gjatë ndërtimit të marrëdhënieve të mira të ndërsjella. Në këtë kontekst, Osmani përfundoi, se vendet e rajonit për arsye të potencialit të përbashkët gjeografik, historik dhe socio-ekonomik duhet të ndajnë edhe të ardhmen Evropiane.

Në kuadër të vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takim bilateral me Joanis Amanatidis, Zëvendësministër për Punë të Jashtme të Greqisë, ku do të hapen çështjet për bashkëpunimin të ndërsjellë, sfidat në këtë rrugë, si dhe mundësitë për bashkëpunim lidhur me shfrytëzimin e iniciativave rajonale dhe evropiane.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është iniciativë e bashkëpunimit rajonal ku krahas Maqedonisë anëtarë janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kosova qëllimi i të cilit është përforcimi i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë, intensifikimi i bashkëpunimit të shteteve në sferat e ekonomisë, demokracisë, gjyqësisë, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër aktiviteteve ilegale.

Më 27 prill, kryetari i Këshillit të Evropës vjen në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button