Tusk nis turneun në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nis sot në Tiranë turneun ballkanik.

Deri më 27 prill, ai do të vizitojë edhe Podgoricën, Beogradin, Prishtinën, Sarajevën dhe Shkupin, transmeton REL.

Siç u njoftua në Bruksel, Tusk do t’iu përçojë zyrtarëve të këtyre vendeve mesazhin se “Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri më i besueshëm i gjithë rajonit” dhe se Samiti i Sofjes midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të konfirmojë “perspektivën evropiane të rajonit”.

Ky samit mbahet muajin e ardhshëm.

Burime nga Këshilli Evropian thanë se Tusk do të bëjë me dije se samiti i 17 majit do të jetë edhe rast për të folur për marrëdhëniet dypalëshe të rajonit me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button