Pejë, ekspozitë si fushatë për Pajtimin e Gjaqeve 1990 – 1991

Duke filluar nga nesër, 25 prill deri më 21 maj në Galerinë e Arteve të Qytetit të Pejës – Kosovë do të realizohet ekspozitë që vjen si fushatë për pajtimin e gjaqeve gjatë periudhës kohore të viteve 1990 – 1991, njofton Portalb.mk.

Më 25 prill ekspozita do të hapet në ora 19:00, kurse ditëve tjera ajo do të qëndrojë e hapur prej orës 10:00 deri në ora 18:00.

Ekspozita është një sprovë në konstruktimin e një hapësire të kujtesës së gjallë, një mjedis që e çmon tregimtarinë dhe strukturat narrative që mundësojnë dialog historik dhe na ftojnë të mendojmë se çfarë do të thotë të kujtosh.

Në ballë të ekspozitës janë kujtimet e njerëzve që kanë falur gjakun. Për ata falja ka pasur kuptim të rëndësishëm kulturor. Ata rikthyen nderin duke e rikuptimësuar atë, u ripozicionuan si të barabartë përbrenda bashkësive të tyre, dhe përfundimisht i shkarkuan familjet e tyre nga institucioni i gjakmarrjes, u ndien të lirë.

Kuratore: Erëmirë Krasniqi
Arkitektura e ekspozitës: Diogo Passarinho

Për më shumë informata: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button