I vidhen struganit 100.000 denarë

Mbrëmë rreth orës 21:30 në Strugë në rr. “Karaorman”, nga ana e tre personave të panjohur është kryer plaçkitje mbi M.R. (56) nga Struga, me çka i janë marrë rreth 100.000 denarë, dy celularë dhe dokumente personale.

Sipas informatave të policisë, përderisa M.R. në biçikletë ka shkuar nëpër rrugën e lartpërmendur, njëri nga personat ia ka penguar rrugën dhe me sprej e ka spërkatur në pjesën e fytyrës, e ka shtyrë nga biçikleta dhe ia ka marrë jelekun në të cilin kanë qenë paratë. Më tej tre personat me automjet kanë braktisur vendin.  SPB Strugë po  ndërmerr masa për kapjen e autorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button