ASHMAA e ka paralajmëruar TV “Nova-n” që të transmetojë program dhe jo repriza

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dje ka ndërmarrë dy masa kundër Televizionit “NOVA”, por edhe kundër Televizionit “Shenja” dhe magazinës “Leona”, njofton Portalb.mk.

Televizioneve “Nova” dhe “Shenja” u është shqiptuar paralajmërim për shkak të mospublikimit të impresumit, ndërkaq magazinës “Leona” për shkak të publikimit të mos publikimit të të dhënave të botuesit të mediumit, të dhënat për shtypin dhe datën e shtypit ose rishtypit.

Plotësisht, Televizioni “Nova” i Sead Koçanit, do të marrë paralajmërim për shkak të thuajse moskrijimit të programit, por vetëm transmetim të reprizave.

Agjencia sipas detyrës zyrtare ka kryer mbykëqyrje të jashtëzakonshme të programit të “Nova-s” për respektim të nenin 67 paragrafi 6 nga ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, sipas së cilës transmetuesi është i obliguar që gjatë një jave duhet ta plotësojë 80% të konceptit programor për të cilën i është dhënë leja për transmetim të programit televiziv.

Është konstatuar se programi “Nova”, në periudhën prej 19 deri më 25 mars të vitit 2018, fare nuk e ka zbatuar konceptim programor për të cilën i është dhënë licenca për transmetim të programit televiziv.

“Ishte plotësisht jashtë formatit për të cilën i është dhënë leja, thuajse tërë programi i transmetuar ishte i përbërë nga reprizat e transmetimit paraprak të programit, ndërkaq në programet me funksion informativ ka munguar angazhimi ditor ose aktual nga gazetarët”, thuhet në raportin e ASHMAA-së.

Për shkak kësaj, transmetuesi do të paralajmërohet që t’i rregullojë parregullsitë, ndërkaq nëse ajo do të ndodh do të konstatohet me mbikëqyrje të re jashtëzakonshme.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button