Xhaferi prej Estonisë: kryesimi i Austrisë me BE-në, përkrahje e fuqishme e Maqedonisë

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që mbahet më 23 dhe 24 prill në Talin, Estoni, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me kryetarin e Këshillit Nacional Austriak, Volfgang Sobotka dhe të njëjtin e ka vlerësuar si sinjal i fuqishëm për përkrahje të Maqedonisë në procesin eurointegrues, njofton Portalb.mk.

“Kënaqësi për takimin, sidomos për atë që realizohet drejtpërdrejtë para ndërmarrjes së kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, që është sinjal i fuqishëm për përkrahjen të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Xhaferi.

Kryetari Sobotka, konfirmoi se Austria e mbështet Republikën e Maqedonisë në proceset eurointegruese dhe me këtë rast theksoi se intensifikimi i këmbimit dhe komunikimit parlamentar mund të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve të përgjithshme të të dyja vendeve.

Në periudhën që vijon, pritet që të dy Parlamentet të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të Asamblesë Parlamentar të OSBE-së, nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta të deputetëve. Ai gjithashtu interesohej për ngjarjet aktuale në vend, veçanërisht për ndërtimin marrëdhënieve të mira fqinjësore, për arsye se të njëjtat janë me rëndësi kyçe për integrimin e vendit në familjen evropiane.

Kryetari Xhaferi, theksoi se Republika e Maqedonisë sidomos e çmon faktin që Austria e paraprin grupin e vendeve në BE të cilat janë mbështetës të zëshëm dhe aktivë të fillimit të negociatave aderuese ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë. Ai po ashtu shprehu bindjen se vendi është tërësisht i përkushtuar ndaj reformave që duhet të japin rezultate konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button