Sentenca të shkëputura kohe

(Nga thëniet e mia të veçanta gjatë veprimtarisë shkrimore e gojore, në mes viteve 1979-1999)

Paqja dhe Liria janë gjëra të shenjta për secilën qenie të kësaj bote, të çfarëdo origjine apo race. Ato nuk duhet dhe nuk guxojmë t`i shkulim, t`i kontestojmë e t`i injorojmë, por t`i rrisim e kultivojmë.

***

Kur Paqja dhe Liria na shkulen me dhunë e terrorr, qoftë me paktikën individuale apo të gjërave kolektive, nuk na mbetet asnjë mjet tjetër nëpër duar, pos luftës aktive, për t`u mbrojtur e për ta siguruar lirinë, pra për të sjellur kushtimisht l i r i n ë.

Mjetin e fundit politik- luftën aktive e përdorim për të siguruar lirinë; ose për t`u shkatërruar me nder, kur liria mungon. Nuk ka kuptim jeta me qefin në gji!…

***

Një ndër gabimet qendrore të shqiptarit është naiviteti i tij politik. Ai nuk e kupton politikën dhe u vardiset e i mbështetë mashtruesit, tradhëtarët, që lëvizin lirshëm midis nesh dhe kanë tëren. Luftëtarët e atdhetarët e sinqertë janë shumë të paktë!…

***

Para se të më rrah zemra e anëtarit të kësaj apo e asaj partie apo organizate, le të rrah kudo e fuqishëm zemra e shqiptarit, sepse vetëm kështu mbrohet shqiptaria!…

***

Vonë nuk është kurrë për ta kuptuar të vërtetën dhe të drejtën, por vonë mund të bëhet për ta zgjidhur çështjen tonë!…

***

Mua nuk më gëzon aspak fakti se e kam njohur të vërtetën dhe e kam thënë me kohë këtë çështje; nuk më gëzon aspak fakti se argumentet e paraqitura dhe analizat e bëra dëshmohen me kohë si të sakta e të qëlluara. Do të më kishte gëzuar shumë poqese ju do ta kishit kuptuar me kohë lojën e bërë mbi kurrizin tuaj dhe do ta kishim mbrojtur bashkarisht të ardhmen tonë!…

***

Një popull që nuk di të mbrojë me fanatizëm çështjen e tij, historia i bëhet njerkë dhe e haron përgjthmonë!…

***

Populli që nuk e do veten e tij më shumë se të tjerët, nuk arrin kurrë t`i mbrojë të drejtat e veta. Kur ai nuk i mbronë të drejtat e veta legjitime, koha e shkel dhe e harron përgjitmonë!…

***

Të gjitha çështjet janë të veçanta, vetëm çështje kombëtare u takon të gjithëve. Ajo mund të zgjidhet me angazhimin e shumicës së pjesëtarëve të një etniteti…

***

Kundërshtari politik dhe armiku kombëtar kanë dallim të madh e ky dallim i madh qëndron përherë. Dora e zgjatur e armikut në mesin e kundërshtarëve politik nuk shihet mirë. Me kundërshtarin politik do t`i përplasësh të vërtetat. Ai nuk guxon fizikisht të likuidoj. Me armikun përherë je në rrezik se do të vritesh. Kur është i inkorporuar në mesin e kundërshtarëve të tu, e ti nuk e di cili është, priret vazhdimisht të të izolojë. Ndonjëri e nxjerr kokën. Gjithmonë është i prirur të të vras para se të mbrohesh, sepse është armiku yt…

***

Poqese kundërshtari i yt politik ia hapë dyrt e shtëpisë armikut tuaj, ai tregon se është tradhëtar i çështjes që e prezenton. Populli i ynë thotë: qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë! Qenin e keq largoje nga torishta. Pra, një plumb e ka hak…

***

Kur populli vendos vetë që të qëndroj në robëri, ai ka vdekur shpirtërisht, por merr frymë. Ka robëri e më robëri. Kur vendos për këte, nuk ka gjë që e nxjerrë prej saj. Por, kur futet nga mashtruesit në rrugë të gabuar, vie një moment që zgjohet. Magjitë individuale prishen me zjarr në trup, ndërsa magjia kolektive do shumë më tepër mund. Kur zgjohet njeriu nga këto; nga mashtuesit e përkryer; nga magjitë kolektive, atëherë nuk ka kush e ndalë në rrugën e lirisë e demokracisë së vërtetë!…

***

Ideja sado e shkëlqyer pa mbështetjen e duhur, pa forcë që shkon pas saj, është sikur një pallat i ndërtuar në rërë…

***

Mirëkuptimi i njerëzve është dora që ndërton mrekullitë; keqkuptimi i tyre është tërmeti që përmbytë qytete ëndërrash!…

***

Më e dobishme është një ndihmë e vogël, që të vjen papritur e kur je keq, se sa një vagonetë lavdërimesh e komplimentesh!…

***

Fati nuk është vetëm pasojë e karakterit të njeriut, por më shumë është pasojë e ambientit, e sjelljes së të njohurve; e dëmit që e shkaktojnë ata me qëllim e pavetëdije, apo si pasojë e injorancës së tyre…

***

Në çdo vepër ka diçka të papëlqyer, të tepruar, prandaj edhe në veprat e mija ndodhë të jetë kjo gjë. Por nuk duhet t`u pengojë asgjë që të gjeni pikërisht gjërat që u pëlqejnë; që u duken të qëlluara; të drejta; të vlershme. Ari i madh gjendet thellë në tokë, midis gurëve, ku nuk ta merr mendja!…

***

Kritika është pozitive, edhe atëherë kur nuk ka plotësisht të drejtë, sepse e nxitë palën tjetër të punojë e të mos mbetet objekt i kritikës. Ajo i nxjerrë gjithashtu në shesh vlerat dhe vetitë e panjohura të kritikës, ose veset e sëmuara të atyre që nuk i durojnë objektet e kritikave…

***

Kush punon, gabon!- kanë thënë mendimtarët. Natyrisht. Por, kush nuk punon gabon dhjetë fish më tepër! E për çka është jeta?!…

***

Mos më kërkoni përgjegjësi ju që keni luftuar, por kërkoni përgjegjësinë ju që më keni mbështetur. Lufta ka qenë i vetmi opcion i mbetur dhe jam njëri prej njëmijë vetash që ate e ka thirrur. Në radhë të parë logaritni sa dhe si më keni mbështetur…

***

Nëse mbështetja nuk ka qenë e duhur në monentin e zgjedhjeve, nëse nuk ka qenë e mjaftuar, atëherë pyeteni vetveten pse jeni treguar aq neglizhent…

***

Çfarë rëndësie ka për mua nderimi i juaj, derisa sa nuk më keni ndihmuar, që të kem mundësi t`u ndihmoj juve për t`u mbrojtur të gjithë nga gënjeshtrat, mashtrimi, plaçkitja, intrigat, dhuna e tradhëtia. Nuk ka dyshim se ishit kundër këtyre masave…

***

Në fund të fundit po e them, me zemrën e vrarë, se nëse jam i tillë çfarë deshët ju, i ndarë prej gjithëve, pak dhe pakicë, pa forcë dhe ide, atyre që s`u ndihet zëri, është mëse e logjikshme. Kishit frigë se mos jem uragan që thyen të keqen…

***

Shpjegimi vjen i fundit. Kush e kupton, e kupton. Kush nuk e kupton, nuk e kupton. Ai që di çka desha t`u them, pas njëmijë vitesh, prap ua thotë të vertetën…

(Këto sentenca janë nxjerrë nga libri i madh i shkrimeve politike dhe të tjera, atëherë me titullin: “Çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj”, të marrë nga tre veta të SHIK-ut të Shqipërisë, prej duarve të redaktorit Akad. Prof. Dr. Bredri Dedja; me ç`rast është shkatërruar PC-ja ime dhe është privuar dalja e librit në duart e lexuesve, në mes të viteve 1999-2017. Tani, ky libër, do të marrë një pamje të re; do të daktilografohet e do të redaktohet. Në shumë anë është shkatërruar veprimtaria ime…)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button