Festime në Armeni pas dorëheqjes së kryeministrit

Dorëheqja e kryeministrit armen, Serzh Sarkisian, pas protestave kundër tij, nxiti festime gjatë gjithë natës në Armeni.

Mbështetësit e opozitës e akuzuan atë për monopol në pushtet.

Sarkisian u bë kryeministër javën e kaluar, pas dhjetë vjetësh president, transmeton REL.

“Protestat në rrugë janë kundër mandatit tim. Po e plotësoj kërkesën tuaj”, tha Sarkisian të hënën, teksa njoftoi për dorëheqjen.

Udhëheqësi i protestave, Nikol Pashinian, i cilësoi demonstratat si “revolucioni i kadifenjtë armen”.

Në fjalimin e tij në Sheshin e Republikës në Jerevan, Pashinian tha se “revolucioni” nuk duhet të ndalet me dorëheqjen e Sarkisianit, por të vazhdojë me “fitoren përfundimtare”.

Ish-kryeministri Karen Karapetyan ka marrë përsipër ushtrimin e detyrës së kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button