Greqi, kapet drogë pranë kufirit me Turqinë, në pranga 4 shqiptarë

Një sasi prej 112 kg kanabis u sekuestrua prej departamentit të antidrogës së Komotinisë në Greqinë verilindore, shumë pranë kufirit me Turqinë.

Sipas autoriteteve policore, lënda narkotike ishte ngarkuar në një automjet me targa shqiptare, ndërsa trafikantët e saj, katër shtetas shqiptarë 65, 44, 41 dhe 37 vjeç u arrestuan, transmeton TCH.

Policia deklaroi se katër shtetasit shqiptarë të arrestuar tashmë, tentuan t’ja shesin lëndën narkotike një polici të maskuar si trafikant.

Pasi trafikantet dorëzuan lëndën narkotike dhe po numëronin paratë e rëna dakord, ndërhynë edhe policët e anti drogës, duke kryer arrestimin.

Agjentët besojnë se dorëzimi i lëndës narkotike bëhej për llogari të tre shtetasve të tjerë shqiptarë, të arrestuar pak ditë më parë prej policisë, nën akuzën e trafikut të drogës.

Katër të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Komotinisë, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button