Nuk janë zvogëluar dënimet për ofendim dhe shpifje në një euro

Do të ndryshojmë Ligjin për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje dhe do të ulim lartësinë e dëmshpërblimit për ofendim ose shpifje  në Republikën e Maqedonisë. Dëmshpërblimi për shpifje dhe ofendim nga gazetarët, redaktorëve dhe mediumeve në hyrje të Maqedonisë në BE, do të jetë simbolik dhe do të kap vlerën prej 1 euro

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit “do të ndryshojë Ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje dhe do të ulet dëmshpërblimi i dëmit për një ofendim të thënë ose shpifje”. Po ashtu, atëherë u premtua edhe se “dëmshpërblimi për shpjfje dhe ofendim ngq gazetarët, redaktorët dhe mediumet, deri në hyrje të Maqedonisë në BE, do të jetë simbolik dhe do të ketë vlerën prej 1 eurosh.“. Ky premtim i socialdemokratëve deri më tani (5.04.2018), nuk është realizuar. 

Premtimi zgjedhor i përmendur i LSDM-së dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni” është në tre vende. Më së pari përmendet në vet fillimin e Programit – në faqe 36, në kapitullin “Kontrolli mbi qeverinë”, në pjesën “Të drejtat e njeriut”, më pas në faqe 44 – në pjesën “mediumet të lira” dhe i njëjti është pjesë edhe e “PLANIT 180 – REFORMA URGJENTE ME PRIORITET TË QEVERISË SË RE NË 6 MUAJT E PARË”, në pjesën “Drejtësi, siguro, kontroll i qeverisë” (faqe 233).

Sipas afatit për realizim në Programin zgjedhor (gjashtë muajt e parë të mandatit), dënime për padrejtësi dhe shpifje duhet të ulen më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se Qeveria e re e udhëhequr prej LSDM u zgjodh me 31 maj të viti 2017).

Përsëri, përkundër planeve të këtilla, deri më tani (05.04.2018) kjo nuk ka ndodhur, dhe as që ka ndonjë njoftim se përgatiten ndryshime ligjore për dënime më të ulëta për ofendim dhe shpifje, të cilat për gazetarët dënimi do të kishte vlerën prej 1 euro. Akoma nuk kanë hyrë në fuqi dënimet e parapara në Ligjin për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, të cilat për qytetarët do të ishin me vlerë simbolike prej 1 euro. Ende janë në fuqi dënimet të parapara në Ligjin për përgjegjësi qytetare dhe shpifje, i sjell në vitin 2012 kur u bë edhe dekriminalizimi i ofendimit dhe shpifjeve. Në lidhje me dënimet, në pjesën ” Dëmshpërblimi për  dëmin e shpifjes”në nenin 18 nga ky ligj është paraparë që:

  • (1)Gjykata nuk mund të sjell vendim se si dëmshpërblimi i dëmit material i shkaktuar nga ofendimi dhe shpifja e një gazetari duke e realizuar profesionin e gazetarit me vlerë prej 2000 euro në denarë.

  • (2) Gjyqi nuk mund të sjell vendim për dëmshpërblim të dëmit material të sjell nga ofendimi dhe shpifja nga redaktori ose personi i cili shpërblim i dënimit jo material të shkaktuar me ofendim ose shpifje prej redaktorit ose personit që zëvendëson vlerën më të lartë se 10.000 euro në kundërvlerë në denarë. 

  • (3) Gjykata nuk mund të gjykojë si dëmshpërblim dëmin jo material të shkaktuar me ofendim ose shpifje prej personit ligjor me vlerë më të lartë se 15.000 euro në kundërvlerë në denarë. 

     

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button