Macron pritet të mbrojë marrëveshjen bërthamore gjatë vizitës në SHBA

Mospajtimet për marrëveshjen bërthamore e Iranit, e arritur me fuqitë botërore, pritet të jenë temë kryesore, gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Shtetet e Bashkuara këtë javë, transmeton REL. 

Macron ka arritur sot në Uashington, për një vizitë tre ditore, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur 12 majin, si afat të fundit që marrëveshja me Iranin të përmirësohet, në të kundërtën ka kërcënuar se SHBA do të tërhiqet nga ajo.

Fuqitë tjera që e kanë nënshkruar marrëveshjen e vitit 2015- Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia- i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të qëndrojë në këtë pakt, duke thënë se kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Gjatë një interviste për Fox News, Macron kishte thënë se nuk ka “plan B” për këtë marrëveshje.

Trump u ka bërë thirrje fuqive evropiane që të përmirësojnë, ato që ai i quan “të meta të tmerrshme” të marrëveshjes. Ai ka thënë se Iranin po shkel “shpirtin” shpirtin e marrëveshjes bërthamore.

Para vizitës së Macronit në SHBA, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, u ka bërë thirrje liderëve evropianë që ta “inkurajojnë presidentin Trump jo vetëm të qëndrojë në marrëveshje, por më e rëndësishmja të nisë zbatimin e saj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button