Anulohet gjykimi për Mijallkovin dhe Thaçin

Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore në vitin 2013, është anuluar për më 10 maj. Gjykatësi Ognen Stavrev e ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për anulim të gjykimit me qellim që të munden ta shqyrtojnë tekstin e pastruar të Prokurorisë që në seancën e sotme e ka ndarë prokurorja Fatime Fetai, njofton Portalb.mk.

Në tekstin e pastruar nuk është pjesa për pesë gjykatësit e Gjykatës Administrative, për çka gjykata nuk e ka pranuar akuzën e PSP-së.

Ndryshe, për gjykimin e lëndës së Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” në bankën e të akuzuarve janë ulur, linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button