Haradinaj nderoi me çmim aktivisten serbe Natasha Kandiq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në një takim aktivisten për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq dhe e nderoi atë me një çmim.

Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar aktivisten Natasha Kandiq për punën e saj që ka bërë në lidhje me evidentimin e të vrarëve dhe të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë dhe ka theksuar se këto të dhëna janë më të sakta deri më tash.

Kandiq ka themeluar Qendrën për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut që janë bërë gjatë luftërave në ish Jugosllavi. Dy kongresmenë amerikanë kanë nominuar Kandiq për çmimin Nobel për Paqe për vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button