G-7 do të bëjë presion ndaj Koresë Veriore derisa nuk heq dorë nga programi bërthamor

Ministrat e Punëve të Jashtme të grupit  të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale premtuan se do të kryejnë presion të ashpër ndaj Koresë Veriore derisa Pheniani nuk heq dorë nga programi për armë bërthamore, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono.

“Në tërësi u pajtuam se nuk do ta pranojmë asnjëherë Korenë e Veriut, e cila ka armë bërthamore” tha Kono pas takimit të G-7 në Toronto.

Agjencia e lajmeve e Koresë Veriore, duke e cituar liderin e Koresë Veriore Kim Xhon-un, të shtunën njoftoi se Pheniani i ka ndërprerë provat bërthamore dhe u përfshi në procesin global për çarmatim bërthamor në pajtim me strategjinë e re për zhvillim ekonomik.

Ai theksoi se në krahasim me sjelljen e deritanishme të Koresë Veriore, ky është një hap përpara.

“Ne këtë e përshëndesim si një hap pozitiv”, tha shefi i diplomacisë japoneze.

Koreja Veriore në vitin 1993 njoftoi se del nga marrëveshja për  mospërhapjen e armëve bërthamore, ndërsa në janar të vitit 2003 e përfundoi daljen nga marrëveshja dhe deri tani ka kryer gjashtë armë bërthamore.

G-7 e përbëjnë SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Italia, Kanadaja dhe Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button