Mario Abdo Benitez zgjidhet president i ri i Paraguajit

Kandidati i krahut të djathtë në pushtet, Mario Abdo Benitez, ka rezultuar fitues i zgjedhjeve presidenciale të djeshme në Paraguaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Zgjedhor i Paraguajit shpalli rezultatet paraprake të numërimit të 96 për qind të votave, sipas të cilave Benitez, kandidat i partisë në pushtet Colorado, fitoi 46,5 për qind të votave.

Kandidati i Partisë Liberale të opozitës, Efrain Alegre, fitoi 42,7 për qind të votave.

Presidenti i ri Paraguajit Benitez do të marrë detyrën pas betimit në mes të gushtit të këtij viti. Benitez (46) është djali i ish-sekretarit të posaçëm të diktatorit paraguajan Alfred Stroessner, i cili sundoi shtetin e Amerikës Jugore në periudhën 1954-1989.

Partia e krahut të djathtë, Colorado, është në pushtet në Paraguaj që nga mesi i shekullit të kaluar, me përjashtim të periudhës mes viteve 2008-2013.

Votuesit në Paraguaj dje zgjodhën komitetet e reja në parlamentin dy-dhomësh, si dhe qeveritë lokale.

Presidenti i deritanishëm i Paraguajit, Horacio Cartes, pas tentimit të dështuar që përmes ndryshimeve kushtetuese të qëndrojë në krye të vendit, u detyrua të mjaftohet me hyrjen në Senat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button