Kujdesi ndaj lëkurës në të 20-tat dhe të 30-tat tuaja

Sic mund ta dini produktet kozmetike ndryshohen shpesh në varësi të nevojave që ka lëkura jonë. Ajo nuk ndihet dhe nuk sillet njësoj në etatpa të ndryshme të jetës. Sot po ju tregoj se cilat janë produktet bazike që duhet të përdorim kur jemi në të 20-tat tona, dhe cfarë duhet të shtojmë apo të ndryshojmë kur arrijmë të 30-tat, transmeton Revista Class.

Në të 20-tat tuaja…

Në adoleshencën time dija se duhet të kisha patjetër një produkt specifik për të pastruar fytyrën, pra një larës, por kur preka të 20-tat lëkura po ndryshonte dhe e ndjeja të thatë. Një krem hidratues ishte ai që më mungonte. Të 20-tat janë momenti i duhur për t’u kujdesur për lëkurën dhe për të parandaluar daljen e rrudhave apo dëmtime të tjera që mund të pësojë lëkura! Ndaj 3 produkte fantastike për t’u përdorur janë: Kremi hidratues, kremi i diellit dhe nje scrub! Nëse kaloni te 25-tat ju duhet patjetër dhe një krem sysh! Kremi i diellit është i rëndësishëm që lëkura jonë të qëndrojë gjithmonë e re. Dielli degradon elastinën dhe kolagjenin, krijon njolla dhe rrudha të parakohëshme, ndaj mos u kurseni me SPF tuaj!

Në të 30-tat tuaja…

Ehh, këtu fillojnë shtohen produktet si pa kuptuar. Me kaq shumë produkte sa ka në treg që thonë se janë magjike, nuk ju vë faj që bëheni konfuze se cfarë të zgjidhni. Po jua bëj pak të thjeshtë përzgjedhjen. Përveçëse kremit hidratues, kremit me spf, kremit të syve dhe scrubit, shumë i rëndësishëm është SERUMI! Do ju këshilloja të përdornit një më Acid Hialuronik sepse përvecse ndihmon në hidratimin e fytyrës, është edhe Anti Age.

Po ju cfarë produktesh përdorni?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button