Vdekja e Avicii si pasojë e një krimi? Flet autopsia

DJ suedez Avicii u nda nga jeta ditën e premte në Oman. Për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta u bënë dy autopsi të pavarura nga njëra-tjetra për të zbuluar shkaqet reale të saj. Dy raportet e autopsive janë tashmë publike dhe Agjencia Franceze – Presse raporton se nuk ka asnjë shenjë që mund të vërtetojë dyshimet për një krim të mundshëm, transmeton Revista Class.

“Dy autopsi u realizuan me një diferencë prej një dite nga njëra-tjetra dhe mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë shenjë kriminale për ndarjen e tij nga jeta.” – deklaroi një përfaqësues i ligjit në Oman.

Të shumtë kanë qenë kolegët fansat që janë shokuar nga ndarja nga jeta e tij në moshë fare të re. Avicii la një gjurmë shumë të madhe në insdustrinë e muzikës elektronike pasi i dhuroi publikut disa nga hitet më të ndjekura në histori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button