Dita Botërore e Librit, ministri Allagjozovski: libri është mundësi e vetënjohjes

Në Bilbiotekën Nacionale Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” sot u mbajt manifestimi qendror i Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit. Mesazhin e Maqedonisë këtë vit e dërgoi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili tha se sot ne festojmë mediumin që shekuj me radhë mundëson transmetimin e njohurive dhe përvojës universale, njofton Portalb.mk.

“Në këtë ditë, njerëzimi feston lirinë dhe luftën për liri dhe emancipim në të njëjtën kohë. Në këtë luftë të përhershme, libri është një nga shtyllat më të rëndësishme të lirisë, vetënjohjes të njerëzve dhe lirisë së shprehjes dhe komunikimit”, theksoi ministri Alagjozovski.

Manifestimi qendror u mbajt në Bibliotekën Nacionale Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” ku u mbajt program i përgatitur nga Fakulteti Filologjik “Bllazhe Koneski”, nga Fakulteti i Artit Dramatik, Fakulteti i Artit Muzikor, Instituti “Konfuçi” në kuadër të USHKM-së dhe Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni.

Në manifestim është lexuar edhe porosia botërore që e dërgoi këtë vit drejtori gjeneral i UNESKO-s, Odre Azulle.

“Me kremtimin e ditës së librit ne festojmë: shkrimin, leximin, përkthimin, botimet me të cilat njeriu ngritët dhe realizohet; ne realisht kremtojnë lirinë fundamentale që iu mundësohet atyre. Në libër shprehen liritë më të rëndësishme të njeriut: liria e shprehjes dhe e shkrimit. Këto liri janë fragjile. Ato përballen me shumë sfida, që nga testimi i të drejtës së autorit dhe kulturës së shumëllojshme nëpërmjet sulmeve fizike ndaj autorëve, gazetarëve dhe botuesve në shume shtete, deri te shtypja e tyre gjatë sulmeve në shkolla dhe shkatërrimin e shkrimit dhe librit. Obligimi ynë është që t’i mbrojmë këto liri gjithkund në botë, të promovojmë leximin dhe shkrimin, të luftojmë kundër analfabetizmit dhe varfërisë dhe t’i forcojmë bazat për paqe, por edhe t’i mbrojmë dhe t’i theksojmë zanatet që lidhen me librat dhe me autorët e tyre”, thuhet në porosinë e drejtorit gjeneral të UNESKO-s.

23 prilli i librit, sot ka datën e lindjes dhe vdekjes edhe autori Uiliam Shekspir

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button