Ndërroi jetë një 53-vjeçar nga fshati Bukoviq i Shkupit pasi është goditur nga një veturë
Mbrëmë rreth orës 20 e 55 në autostradën “Nënë Tereza” në zonën e fshatit Bukoviq, A.A. (23) nga Shkupi duke vozitur me veturën e tij “Audi A4” me targa të Shkupit e ka goditur një këmbësor me iniciale B.I. (53) nga fshati Bukoviq i Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Personi i shkelur ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak lëndimeve të rënda.
Është kryer ekspertizë në vendngjarje.