Një 48 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident në Shkup

Dje rreth orës 17:00 në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup 48-të vjeçari nga Kosova (Sh.H.) duke udhëtuar me automjetin “Mercedes” me targa të Kosovës, ka humbur kontrollin e veturës dhe e ka goditur një shtyllë betoni, informojnë nga Policia e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Pas aksidentit, personi në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku është konstatuar vdekja. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes”, informojnë nga MPB e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button