U lëshua në përdorim autostrada Demir Kapi – Smokvicë

Pas disa anulimeve, autostrada Demir Kapi – Smokvicë, sot zyrtarisht është lëshuar në përdorim nga ana e kryeministri Zoran Zaev, euroambasadorit Samuel Zhbogar, por edhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, njofton Portalb.mk.

Në këtë autostradë, në vend tre, ashtu siç ishte paraparë, do të ketë dy pikë-pagesa, njëra në Gjevgjeli, ndërkaq tjetra në Demir Kapi.

Ashtu siç ka informuar paraprakisht drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Zoran Kitanov, dy pikë-pagesat e reja do të ndërtohen për tetë deri në dhjetë muaj.

“Prej momentit të dhënies së lejes për ndërtim, afati për ndërtim është tetë deri në dhjetë muaj. Do të ketë dy pikë-pagesa, njëra në Gjevgjeli, ndërkaq tjetra në Demir Kapi. Me sistem më bashkëkohorë me të gjithë matësit botëror, të mos ketë pengesa”, deklaroi Kitanov.

28.2 kilometrat e reja të autostradës nga Demir Kapija deri në Smokvicë shtetit i kanë kushtuar 270 milionë euro. Prej tyre, 107 milionë euro janë siguruar me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 130 milionë euro nga Banka Investuese Evropiane, 45 milionë euro janë grant nga Bashkimi Evropian, ndërkaq gjashtë milionë euro janë siguruar nga buxheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button