Çdo banor i Maqedonisë vjet ka krijuar nga 379 kilogramë mbeturina

Gjatë vitit të kaluar në Maqedoni janë mbledhur 635.875 tonë mbeturina, ndërkaq sasia e përgjithshme e mbeturinave është 786.881 tonë, informon Enti Shtetëror për Statistika, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2017, çdo banor i Maqedonisë ka krijuar 379 kilogramë mbeturina, që është 3% më pak se në vitin 2016.

Krahasuar me vitin 2016, sasia e përgjithshme e mbeturinave të mbledhura në vitin 2017 është rritur për 4.2%.

Sasia më e madhe e mbeturinave të mbledhura është bërë në rajonin e Shkupit – 164.246 tonë ose 25.8% nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të mbledhura në Maqedoni.

Sipas llojeve të mbeturinave, më së shumti janë mbledhur mbeturina të përziera, gjejgësisht 554.280 tonë apo 82% nga sasia e përgjithshme, ndërkaq më së paku mbeturina prej gomës – 1.007 tonë ose vetë 0.2% nga sasia e përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button