Urko nuk u paraqit në seancën gjyqësore ku duhej të dëshmojë për blerjen e mercedesit luksoz

Dejan Mitrevski-Urko, ish-shefi i sigurimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, sot nuk u paraqit në Gjykatën Penale ku duhej të dëshmojë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike, gjegjësisht për blerjen e mercedesit luksoz, transmeton Portalb.mk.

Mbrojtja e Gruevskit është informuar se pse Urko nuk u paraqit në Gjykatë dhe për këtë shkak gjykatësja Dobrila Kacarska i detyroi t’i lajmërohen dhe ta ftojnë.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në këtë rast do të gjykohet veçmas për shkak shtatzënisë së rrezikshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button