Këto janë sëmundjet që lehtëson dardha

Dardha, me përbërjen pak të kokrriztë e shumë të ëmbël, konsiderohet një frut i preferuar nga masa. Por nga ky frut mund të parandalohen edhe një sërë sëmundjesh, transmeton Mapo. Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte:

1-Dardha njihet për efekte qetësuese, kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrën e trashë.

2-Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

3-Dardha ka veti diuretike, që ndihmon në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, që ndihmon së tepërmi personat që vuajnë nga artriti urik.

4-Ky frut ul kolesterolin në gjak.

5-Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve.

6-Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. gjithashtu ky frut lidhet dhe me parandalimin e osteoporozës.

7-Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

8-Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.

9-Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave, ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

10-Acidi hidroksicinamik, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e stomakut dhe mushkërive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button