Qeveria i publikoi strategjitë nacionale për parandalim të ekstremizmit dhe luftë kundër terrorizmit

Qeveria e Maqedonisë e ka publikuar strategjinë për ekstremizëm të dhunshëm (2018-2022) dhe strategjinë për luftë kundër terrorizmit (2018-2022) bashkë me planet aksionare të cilat janë miratuar në seancën e mbajtur më 6 mars, njofton Portalb.mk.

“Dokumentet nacionale strategjike janë punuar nga Komiteti nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftës Kundër Terrorizmit, në të cilin participojnë 22 anëtarë dhe 22 zëvendës anëtarë të cilët vazhdimisht punojnë në 21 ministri dhe institucione të Maqedonisë”, thonë nga Qeveria.

“Gjatë kohës së përgatitjes së këtyre dokumenteve janë përfshirë të gjithë anëtarët e Komitetit Nacional, ekspertët, por edhe përfaqësuesit e sektorit civil, të cilët kanë marrë pjesë në konsultimet publike të organizuara në Shkup dhe Tetovë”, informojnë në Tetovë.

Prej tyre thonë se nevoja për përgatitjen e dokumenteve të reja nacionale strategjike është për shkak të nevojës që të transmetohen aktivitetet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në fushën e parandalimit dhe që të aplikohet qasje e përgjithshme shoqërore dhe institucionale gjatë përballjes me këto fenomene të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button